Korab Shaqiri pritet të bëjë një “boom” mediatik duke lansuar pothuajse në tre muajt e ardhshëm nga një këngë të re.

Ai ka përgatitur disa sosh, por dëshiron që t’i editojë një pas një. Sipas Korabit, këngët janë të përfunduara që moti, por për shkak të aksidentit që pësoi babai i tij, i njohuri Ilir Shaqiri para më shumë se një muaji, rrjedha e planifikimeve për lansimin e këngëve ia ka ndryshuar gjërat.

E, kur tash shëndeti i babait është përmirësuar dhe gjithçka i është kthyer normalitetit, edhe Korabi ka filluar për të plasuar punimet e tij. Korabi ka përfunduar videoklipin e dy këngëve të reja, ku njëra prej tyre do të dal brenda dhjetë ditësh. “Kam disa këngë të gatshme, por dy prej tyre ua kam përfunduar videoklipet.

Njëra titullohet ‘Vetmia’ të cilës videoklipin ia kam realizuar me produksionin “Imedia” dhe do të dal gjatë javës së ardhshme, ndërsa videoklipi i këngës tjetër që mban titullin “Pranë teje” do të publikohet në fillim të janarit”, shprehet për “Zërin” Korabi i cili duke treguar për këngët tjera shtoi se në fund të muajit shkurt eventualisht në fillim të muajit mars do të realizoj edhe një videoklip të një këngë tjetër.

E teksa ndalet për të komentuar këngën ‘Vetmia”, ai shprehet se tekstin e këngës e ka shkruar Gojart Ferati dhe Ilir Shaqiri, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur vet ai. “Kjo është një baladë shumë e ndjeshme dhe është e zhanrit pop – rok”. Duke përshkruar tekstin e këngës, Korabi si interpretues i saj, qan hallet e një vajzë e cila ndihet e vetmuar pas dështimit të një lidhje dashurie.

“ Teksti i këngës “Vetmia” i kushtohet një vajzë që pas ndarjes së lidhjes më të dashurin e saj, mos të ndihet e vetmuar. Unë jam pozitiv në mendime dhe gjithmonë mendoj për të mirën e dikujt”, shprehet ai duke thënë se kjo është vetëm një tekst kënge, ndërsa personalisht nuk ndihet absolutisht i vetmuar.

“Jo assesi. Përderisa pëlqehem nga publiku dhe gëzoj respektin e rrethit, të familjes dhe shoqërisë, pse duhet të ndihem i vetmuar”, pohon ai, duke dashur të i ikë përgjigjes për lidhje dashurie. “ Kjo besoj se nuk është shumë e rëndësishme për media”.

Për 28 nëntor turne nëpër Evropë

Për nder të festës së 28 nëntorit, Korab Shaqiri do të jetë i angazhuar gjatë gjithë javës në një turne nëpër Evropë. Që nga e diela e deri të premten e ardhshme ai do të këndoj në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Ndërkaq më të u kthyer nga ky turne, atë e presin edhe shumë punë të tjera, promovimi i videoklipit dhe pjesëmarrja në shumë programe televizive për Vitin e Ri. “Kam përfunduar disa xhirime, por kam marr ftesa edhe nga shumë televizione të cilat duhet të xhirohen gjatë muajt dhjetor”, përfundon, këngëtari Shaqiri./zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here