Korab Shaqiri gjatë një bisede për Telegrafi.com ka treguar se kënga e tij më e re titullohet “S’ka me dy lugë”, me muzikë dhe orkestrim nga vetë ai ndërsa me tekst të babait të tij, Ilir Shaqiri.

“Kënga ime më e re titullohet ‘S’ka me dy lugë’. Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër.

Muzika dhe orkestrimi janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”.

“Duke u nisur nga titulli ‘S’ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e kësaj kënge është mjaft e këndshme, dhe besoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mija”, ka thënë Korabi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here