Korab Shaqiri, i cili aktualisht është i përkushtuar studimeve duke lënë në plan të dytë karrierën, ka përgatitur një këngë të zhanrit rok-baladë të cilën së shpejti pritet ta lansojë në treg.

“Kam përgatitur një rok baladë në të cilën kam punuar në një kohë të gjatë. Këtë këngë po mundohem ta përfundoj sa më shpejt dhe ta lansaj në treg brenda stinës së vjeshtës”, ka thënë Korabi, duke shtuar se këtë këngë e ka përgatitur vetë.

Përveç kësaj, Korabi është duke u përgatitur për albumin e ri, por ka theksuar se për momentin është i fokusuar në përfundimin e magjistraturës.

“Jam në përfundim të albumit. Por pretendoj që disa këngë të reja të cilat i kam realizuar deri tash t’i përfundoj dhe t’i hedh në treg. Por angazhimet rreth magjistraturës po më marrin shumë kohë dhe aktualisht ju kam përkushtuar magjistraturës. Albumin e kam lënë pak anash”, ka pohuar Korabi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here