Korab Shaqiri së shpejti më këngë të reNjë prej fytyrave publike më të kompletuara në fushën e muzikës, Korab Shaqiri është në përfundim të këngës së tij të re.

Në një bisedë për RTV Dukagjinin Korabi ka treguar se tashmë kënga e re është finalizuar dhe do të jetë e plotësuar me videoklip, të punuar nga Imagine.

Kjo këngë i dedikohet shokut të këngëtarit i cili ka ndërruar jetë në moshë shumë të re dhe Korabi është shprehur se me shumë dhimbje e dashuri e ka kënduar këtë këngë, e cila edhe pak ditë publikohet.

Kënga mban titullin ‘Shoku im’ dhe është kompozuar dhe orkestuar nga vetë këngëtari.

Ndryshe Korabi është i angazhuar edhe si profesor në një universitet, përvojë kjo për të cilën Korabi shprehet shumë i kënaqur./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here