Korab Shaqiri pasi që ka lansuar videoklipin e tij të fundit “Verën e kaluar”, ai tani është në përgatitje të albumit të ri.

Korabi shpreson që se shpejti të lanson edhe një këngë të re së bashku me video-klip.

“Unë kam 17 këngë, të cilat do ti editoj në një album, por paraprakisht dëshiroj që t’i publikoj të paktën edhe tri apo katër këngë të reja, pastaj të hedhë në treg edhe albumin.

Përveç krijimeve të mia jam duke kompozuar edhe këngë për këngëtarë tjerë, ndërsa një këngë që e kam bërë për Nexhat Osmanin, për mendimin tim do të jetë një hit i vërtetë” ka thënë Shaqiri për të përditshmen “Zëri”.

Veç muzikës, këngëtari nuk i ka lënë anash as studimet e tij postdiplomike, ku është duke vijuar vitin e parë të magjistraturës në Tiranë për kompozim, ku shpreson se do të arrij rezultate të mira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here