Pjesëmarrës në shumë festivale të zhvilluara në Tiranë dhe aktualisht garues në edicionin e shtatë të “Top Fest”.

Ndërkohë ai po përgatitet që të hedhë në treg albumin e tij të dytë, i cili do të shoqërohet edhe me tre videoklipe të radhës.

Gjatë intervistës së zhvilluar me të, Korab Shaqiri nuk ngurron të rrëfejë edhe se, muzika është një mjet i mirë për të jetuar. Por çfarë i pëlqen atij tek një femër? Me kë është i dashuruar? Dhe shumë çka tjetër.

Krahasuar me atë kosovare, në ç’nivel ju duket muzika shqiptare Korab?

Mendoj se deri diku është e njëjta gjë, sepse janë hapur më shumë rrugët dhe janë krijuar më shumë shanset që një këngëtar të arrijë aty ku dëshiron dhe tashmë ka dalë një farë balance përsa i përket muzikës shqiptare dhe asaj kosovare. Ndërsa dua të theksoj që muzika klasike në Shqipëri ka një nivel më të lartë se ajo kosovare për arsye se ka përvojë më të madhe dhe studimet janë bërë jashtë në konservatoriume të huaja. Ndaj dhe mendoj që kjo lloj muzike ka nivel më të lartë në Shqipëri.

Projektet e tua në muzikë që presin “të vihen në jetë”?

Albumi i dytë, shkolla dhe një musical, të cilën po e bëj për mbretëreshën Teuta. Albumit do t’i bashkëngjiten edhe tre videoklipe. Gjithashtu kam dhe një ide për një muzikë filmi shqiptaro-amerikan, i cili bëhet në hollyëood dhe shpresoj shumë që ta marr.

Ku është më shumë aktiv Korabi, në festivalet që zhvillohen në Kosovë, apo në Shqipëri?

Të jem i sinqertë në festivalet shqiptare kam marrë pjesë më shumë. Kam marrë pjesë disa herë tek “Kënga magjike”, si edhe tek “Top Fest”, ku jam konkurrues me një baladë edhe këtë vit. Ndërsa në Kosovë kam marrë pjesë vetëm një herë tek “Zambaku i Prizrenit” që mbahet në Prizren, ku mora dhe çmimin e parë të jurisë.

Me cilën prej këngëtareve shqiptare do të donit të bënit një duet?

Në fakt kemi shumë zëra të rinj të bukur, si femra ashtu edhe meshkuj, por ndonjë ide të veçantë nuk kam, pasi nuk kam menduar akoma për një duet. Më pëlqen shumë zëri i Leonora Poloskës dhe i Aurela Gaçes.

Në një artikull të shkruar në një nga të përjavshmet rozë kemi lexuar se ju do të bashkëpunoni me Zajmina Vasjarin për një duet, sa e vërtetë është kjo?

Jo, nuk është aspak e vërtetë, sepse dhe unë e kam parë këtë artikull dhe është thjesht një thashethem. Nuk kam ndërmend të bëj ndonjë duet me Zajminën dhe kjo jo për ndonjë arsye të veçantë, pasi unë e kam shumë mike Zajminën, por s’kemi menduar për ndonjë duet.

Ndërkohë me zemrën e Korabit çfarë po ndodh?

Jam i dashuruar më shumë me punën, ndërsa përsa i përket një femre akoma nuk e kam gjetur një të veçantë që të dashurohem, por kjo nuk do të thotë që s’jam fare i dashuruar, ose që s’kam një femër. Unë e them shpesh që mjerë ai që nuk dashurohet….

Me çfarë merret ajo “femra”?

Femra në fjalë merret me fashion design.

Po në një të ardhme do ta finalizoni lidhjen tuaj me një fejesë?

Besoj se po, por jo tani se është ende herët, besoj diku pas pesë, ose gjashtë vjetësh. Kur të përmendet ajo femër, pra femra ime dua të krenohet emri i Korab Shaqirit.

Çmenduria më e madhe që keni bërë për një femër?

Besoj e keni parë klipin me titull “A dalim sonte” e kam lutur gjithë natën një femër për të dalë dhe kjo besoj ka qenë edhe çmenduria ime më e madhe.

Teksti i kësaj kënge është për vajzën në fjalë?

Ah, këtë nuk e di duhet të pyesni babain që ka shkruar tekstin (ha ha ha).

Sa liberal është Korabi në një marrëdhënie?

Jam shumë liberal dhe aspak xheloz. Mendoj se xhelozia të sjell gjithmonë vetëm të këqija. Të them të vërtetën deri më tani nuk kam qenë në një lidhje, të cilën kam vendosur ta çoj edhe më tej dhe nuk jam bërë xheloz ndonjëherë.

Sa e mbështesni ju thënien “Pa xhelozi nuk ka dashuri”?

Aspak. Besoj se xhelozi mund të ketë, por dhe siç e theksova pa e tepruar.

Atëherë personi me të cilën ju jeni aktualisht?

Nuk besoj se ndihet xheloze. Ajo është njeriu që mendoj për kohën e lirë dhe çoj një dashuri me të dhe nuk ndihet aspak xheloze pasi i kemi saktësuar gjërat që në fillim edhe kemi vendos që unë këtë punë ta bëj, sepse është profesioni im, ndërsa jeta personale është diçka tjetër.

Të pëlqejnë më shumë femrat shqiptare, apo kosovare?

Është fakt se të gjithë kosovarët thonë që femrat shqiptare janë shumë të bukura. Unë do doja ta kisha bërë dallimin mes tyre, por femrat shqiptare janë shumë tërheqëse, duken bukur dhe mendoj që ka më shumë femra të bukura në Tiranë, sesa në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here