Këngëtari Korab Shaqiri është tërhequr pak nga skena, ndoshta për shkak se ai po ligjëron dhe po ngritët në nivelin akademik, shkruan “Kosovarja”.
Sigurisht që këngëtari nuk e ka lënë muzikën e skenën, e kjo as që do të ndodh ndonjëherë, pasi ai është i lidhur fortë për këngën dhe publikun.
Këngëtarin ndër vite e kemi parë në shumë intervista, tek flet për krijimtarinë e tij muzikore, jetën, familjen, etj., shkruan “Kosovarja”. Kur është pyetur se cila do të ishte pyetja që ai do t’ja bënte një gazetari, Shaqiri ka thënë:
“Do ta pyesja për definicionin e fjalë intervistë”./Kosovarja/