Korab Shaqiri ka planifikuar që për festat e fundvitit të paraqitet me një program të pasur artistik, me realizimin e tri këngëve popullore të cilat do t’i ripërpunoj në studion e tij.

“Tashmë jemi në fazën e përgatitjes për të punuar për programet e Vitit të Ri, unë jam duke i realizuar tri këngë popullore të cilat kam vendosur t’i bëjë kuartet me dy këngëtare dhe dy këngëtarë të estradës sonë. Tani për tani më mbetet vetëm të zgjedh se kush do të jenë këta katër këngëtarë me të cilët do të këndojmë tri këngët popullore” ka thënë ai për “Zërin”.

Ndërsa përveç saj Korabi pret që së shpejti të lansojë edhe baladën të cilën e ka realizuar kohë më parë. “Balada të cilën e kam realizuar tani e dy vjet pritet që të lansohet shumë shpejt.

Kjo baladë ka të bëjë me një film hollivudian, ku të drejtën e emërimit të këngës dhe lansimin e kanë vetë organizatorët”, shton ai. Korabi përveç këngës thotë se është i angazhuar edhe me studime që së shpejti planifikon t’i përfundojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here