Pasi që javën e kaluar pësoi një aksident të lehtë, duket se në shoqëri të këndshme  këngëtarja është shëruar plotësisht!29-vjeçarja e mrekullueshme, Cheryl Cole, më në fund është kapur në shoqërinë e të dashurit të ri: çifti është kënaqur në darkën romantike, ndërsa pas largimit nga restoranti Sumosan, objektivët i kanë përjetësuar momentet e tyre.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Tre Holloway, i cili është edhe balerini i saj. Çifti duke buzëqeshur mbaheshin për dore dhe vetëm kaluan përkrah paparacëve të mbledhur.

Disa javë më parë çifti është parë në takim dhe atëherë menjëherë filluan thashethemet se ata i kishte kapluar dashuria.

Dhe kjo duket se ishte e vërtetë: pas shkurorëzimit nga Ashely Cole dhe lidhjes me Derek Hough, Cheryl sërish është e dashuruar.

Ndërsa këngëtarja 29-vjeçare ditë më parë ka pranuar se ka parë disa herë ëndrra erotike për një tjetër yll të famshëm. Kur u pyet gjatë një interviste nëse ndonjëherë kishte fantazuar për ndonjë personazh të njohur, ajo tha “Po, Rihannën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here