Disa ditë me herët Telegrafi kishte mësuar për bashkëpunimin e hip-hop grupit Skillz dhe Tingulli Trent, dhe po këtë lajm e ka konfirmuar edhe anëtari i grupit Skillz, Visar Shala.

Visari për Telegrafin ka thënë se kënga e tyre në bashkëpunim me Tingulli Trent së shpejti do të realizohet edhe me videoklip.

“Po shumë e vërtetë, bashkëpunimi i këngës ka ndodhur dhe pritet të përfundojë,e sigurisht që do ta publikojmë edhe me videoklip“,ka thënë Visari.

Skillz-at përveç këtij bashkëpunimi me Tingulli Trent do të vijnë edhe me bashkëpunime tjera, por që njëherë Visari ka bërë të ditur vetëm atë me Tingulli Trent.

Këto ditë Visari ka pohuar se janë shumë të zënë me koncerte dhe gjithashtu duke u përgatitur për këngë të reja që do t’i lansojnë së shpejti.

“Jemi duke mbajtur koncerte duke udhëtuar çdo ditë nga një vend në një vend tjetër pa u kthyer me dite të tëra në shtëpi, dhe kështu do të ndodh gjatë terë muajit. Në këtë stinë vere do të ketë këngë të reja dhe priten shumë shpejt të dalin”, përfundoi Visar Shala, duke shtuar që albumi i tyre do të publikohet sivjet./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here