Tashmë është konfirmuar edhe zytarisht koncerti i një prej reperëve më të dashur për publikun shqiptar, Unikkatilit, por ikona e ‘labelit’ TBA do të performojë i vetmuar, pa pjestarët tjerë të The Bloody Alboz.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e afërta me TBA se vetëm Unikkatili do të peformojë më 15 korrik në stadiumin e Prishtinës, teksa anëtarët tjerë nuk do të performojnë në këtë koncert.

Kjo ka ardhur si pasojë e një mos marrëveshje mes kompanisë PoWoW dhe reperëve tjerë të TBA. Këta të fundit kanë kërkuar një shumë simbolike të të hollave për të performuar së bashku me Unikkatilin, por PoWoW nuk ka ofruar për ta asgjë më shumë se performancë në kuadër të paragrupeve dhe atë pa pagesë.

Mos pjesëmarrja e antarëve të tjerë të TBA si Cyanide, Jetoni, Presioni, Klepto dhe N.A.G mund të konsiderohet goditje e rëndë për fansat e ‘labelit’ TBA, pasi antarët e lartpërmendur veprojnë në hip-hop skenën shqiptare së bashku me Unikkatilin që prej më se 20 vitesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here