Koncerti që pritet të zhvillohet së shpejti me në krye reperin Pitbull, ka ngjallur protesta të mëdha në vendin konservativ të Malajzisë.

Pitbull do të performojë në një festival të vallëzimit në vendin islamik, por përfshirja e tij në këtë manifestim, ka nxitur reagime të ashpra nga forcat radikale islamike në këtë vend, pasi që stili dhe tekstet e Pitbull janë arsye për t’u brengosur.

Rreth 300 protestues myslimanë, protestuan të premten në mënyrë relativisht paqësore në kryeqytetin Kuala Lumpur, në shenjë pakënaqësie për ardhjen e reperit, ashtu si për ndalimin e një ligji të ri që lejon hapjen e një kompanie bixhozi në Malajzi.

“Keq është që ai është i emërtuar në bazë të një lloji të qenit, por edhe më këqija janë tekstet dhe paraqitjet e tija në videot të cilat i shikoni në YouTube, e që natyrisht janë kundër normave kulturore malajziane”, tha Kamaruzaman Mohamad, zyrtar i partisë pan-islamike të Malajzisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here