Emrat me te njohur te muzikes shqiptare do te ndezin mbare Tiranen ne tri dite festime, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise. Behet fjale per kengetare si: Alban Skenderaj, i cili sapo ka rrembyer trofeun e Kenges Magjike, kengetarja e mirenjohur Eranda Libohova, Aleksander Gjoka, Renis Gjoka, Ardian Trebicka, Soni Malaj, Redon Makashi, Greta dhe Eni Koci, Elton Deda, Valon Shehu, Mentor Haziri, Elhaida Dani, Bojken Lako e shume emra te tjere te muzikes shqiptare, te cilet kane karriere te gjate artistike, ose sa e kane nisur ate.

Keshtu, koncertet do te nisin ne mesditen e sotme, pikerisht ne oren 12.00 me grupe rok, ne rrogen “Murat Toptani”, ose sic njihet ndryshe, ne rrugen pedonale. Koncerti do te behet me grupet: Unit Band, Burn, Renis Gjoka Band, etj. Nderkaq, po sot ne oren 20:00, do te kete nje koncert me kenge patriotike, me kengetare e grupe Rap, si: Big Basta, Noizy, Tuna, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Dafina Zeqiri. Ndersa neser do te kete nje tjeter koncert me kengetaret: Renis Gjoka; Kamela, Valon Shehu, Grifshat dhe Vedat Ademi. Ndersa koncerti me madheshtor eshte lene pikerisht ne diten e shpalljes se pavaresise, ne mbremjen e dates 28 nentor. Keshtu, nje koncert me kenge te muzikes se lehte dhe popullore do te ndeze mbare kryeqytetasit, nga kengetaret: Eranda Libohova, Eni Koci, Ardian Trebicka, Soni Malaj, Redon Makashi, Greta Koci, Elton Deda, Valon Shehu, Mentor Haziri, Elhaida Dani, Bojken Lako si dhe Alban Skenderaj. Por, festmet nuk do te konsistojne vetem ne koncerte. Do te kete edhe mjaft aktivitete te mirefillta per pavaresine. Keshtu, sipas axhendes se publikuar mbreme nga Bashkia e Tiranes, ne oren 11.00 do te behet inaugurimi i monumentit te Shqiponjes, ne ish-rrethrrotullimin e Doganes tek sheshi “Shqiponja”. Sa u perket festimeve nga qytetaret, ne oren 09.00 do te celet panairi “blej shqip” ne rrugen pedonale, ne oren 10.00 do te behet nisja e tortes se pavaresise ne shkallet e Teatrit Kombetare te Operes dhe Baletit, ndersa me pas do te celet ekspozita “100 vjet Tirana”. Me 27 nentor, qe perkon me diten e dyte te festimeve, do te inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit. Por, festimet per qytetaret do te nisin qe ne mengjes, ku do te vijoje panairi “Blej shqip”, do te vazhdoje gjithashtu edhe pergatitja e tortes, ndersa ne oren 11.00 do te kete nje koncert me kengetare te muzikes popullore, ne rrugen pedonale. Me date 28 nentor, kur mbushen plot 100 vjet nga shpallja e pavaresise, nga ora 10-14.00, do te zhvillohen keto aktivitete: Ceremonia e prerjes se tortes ne TKOB, hedhja e parashutisteve me flamurin kombetar, si dhe ngritja e skenes per koncertin e pasdites. Pervec performancave nga Cirku, nga pervec ekspozitave me teme 100-vjetorin e pavaresise dhe pervec shfaqjes se 100 animatoreve te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen, aktivitetet do te vijojne ne menyre solemne edhe pas ores 15.00.

Aktivitetet e Ministrise se Kultures, deri ne mbyllje te festimeve

Aktivitetet qe do te zhvillohen pas ores 15.00, jane te organizuara nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Keshtu, nga ora 15.00-17.00 do te shfaqet koncert folklorik ne sheshin “Skenderbej”, nga ora 16.30 – 16.45 do te shfaqet parada e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise po ne kete shesh, me pas do te zhvillohet ceremonia e perurimit te permendores kushtuar 100-vjetorit te pavaresise. Nderkaq, ne oren 18.00 do te zhvillohet nje mbremje solemne akademike ne Pallatin e Kongreseve, ndersa te gjitha festimet do te permbyllen me ane te nje koncerti te madh, i cili do te zhvillohet ne sheshin “nene Tereza.  Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here