Homazhet per nder te ish mbretit te muzikes pop, Michael Jackson do te vazhdojne me nje koncert gjigand ne Londer ku do marrin pjese emra te medhenj te muzikes boterore.

Organizator i ketij koncerti eshte vellai i kengetarit, Jermaine, qe ka vendosur edhe daten e zhvillimit te koncertit, 8 qershor 2010, pak dite para pervjetorit te vdekjes. Koncerti do te zhvillohet ne stadiumin gjigand “Wembley”, ndersa per momentin nuk dihen emrat e kengetareve pjesemarres.

“Gjeja me e mire qe mund te bejme eshte nje koncert gjigand per njeriun qe dha shpirtin dhe zemren per boten”, shprehet Jermaine Jackson. Show do te titullohet “Tribute by Jermaine” dhe pak dite pas koncertit do te dale edhe ne treg ne formatin dvd.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here