Pas përformancës së Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror që u mbajt të dielën në Moskë, këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram vazhdimisht ka postuar foto dhe video.

Sot ajo ka postuar disa të tilla,  me mbishkrimin “Gjurmët e performancës së kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Ndërsa një komentues i ka shkruar: “Sinkronizimi i buzëve ishte mbreslënës”, duke aluduar kështu që Era nuk ka kënduar “live”.
Por, Era e ka një shpjegim për të.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar “live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur t’i postojnë performancën zyrtare të videos”, i është përgjigjur Era.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here