Një muaj më parë, reperi i njohur shqiptar Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Hana.

Dyshja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur kanë publikuar vazhdimisht foto me vajzën e tyre. Ndonëse i ri në moshë, Mozzik ka treguar se po e shijon shumë prindërimin.

Së fundmi ai ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Hanën, e cila është pëlqyer shumë nga fansat , mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen një koment epik i Bes Kallakut.

“A do gjumë me qera?”, e ka pyetur Besi Mozzikun duke shkaktuar shumë të qeshura tek fansat e reperit.

Siç duket Besi e kupton shumë mirë Mozzikun duke qenë se dhe ai pak muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/komenti-i-besit-ne-foton-e-mozzik-dhe-hanes-do-t-ju-shkrije-se-qeshuri-626875/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here