Komedia familjare e animuar “Rango”, për të cilën Johnny Depp ka huazuar zërin e një kauboji në rolin kryesor, ka kryesuar arkën filmike në Amerikën Veriore.

Sipas studios që ka realizuar “Rango”, filmi ka grumbulluar 38 milionë dollarë në fundjavë.

Trileri i Matt Damon, “The Adjustment Bureau”, që sikurse edhe “Rango” ka pasur premierën javën e kaluar, ka grumbulluar 21 milionë dollarë dhe është renditur në vendin e dytë. Pozita e tretë në arkën filmike i ka takuar romancës “Beastly”, që ka grumbulluar gjithsej 10 milionë dollarë.

“Rango” është realizuar nga “Paramount Pictures”, “Adjustment Baueau” është prodhim i “Universal Pictures”, ndërsa “Beastly” është realizuar nga “CBS Films”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here