Menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e Amy Winehouse, shumë personalitete të njohur, koleg dhe adhurues të këngëtares kanë shprehur ngushëllimet përmjet rrjeteve sociale Twitter dhe Facebook. YllPress.com ju ka sjell disa prej tyre.

Jessica Alba: Jam shumë e mërzitur për vdekjen e Amy-t. Ishte aq shumë e talentuar. Vërtet një tragjedi e madhe.

Rihanna: Zot i madh! Kjo më ka sëmurë!

Ricky Martin: Sa kam marrë veshtë. Ndjehem shumë i lënduar. Ndjej dhimbje. Prehu në paqe vajzë e mrekullueshme. Je e lirë.

Kim Kardashian: Vetëm sa kam marrë veshtë se ka vdekur Amy Winehouse. Ishte një talent i vërtet. Uroj që të jetë në një vend më të mirë.

Katie Price: O Zoti im. Cfarë dhimbje. Amy Winehouse është gjetur e vdekur. Mendimet e mia janë te familja e saj.

Emma Bunton: Lajm shumë i dhimbshëm. Mendimet e mia janë te familja e saj.

Kelly Osbourne: Nuk mund të marr frymë. Vetëm sa kam humbur mikeshën më të mirë. Të dua gjithmonë Amy dhe asnjëherë nuk do të harroj.

Denise Richards: Shumë lajm i hidhur.

Milla Jovovich: Jam më shpirt me shoqërinë dhe familjen e Amy Winehouse. Kjo është një tragjedi e vërtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here