Klip me uniformat e ISIS, policia padit këngëtaren Ronela HajatiPolicia e Tiranës ka nisur procedim penal me dy akuza ndaj këngëtares Ronela Hajati, për xhirimet e klipit të saj pasditen e së shtunës. Imazhet e realizimit të klipit të publikuara në rrjetet sociale, shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-it.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën Panorama, këngëtarja tregon idenë e saj për xhirimin e një klipi me veshje të tilla, i parashikuar prej disa muajsh në axhendën e saj.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj saj dhe materialet në ngarkim të këngëtares kanë kaluar në Prokurori për “prishjen e qetësisë publike” dhe “pengim në qarkullim”.

Klip me uniformat e ISIS, policia padit këngëtaren Ronela Hajati

Ndërkohë këngëtarja shprehet e habitur në lidhje me këtë vendim dhe me faktin se duhej të merrte leje për të kënduar. Ajo shprehet se ka xhiruar dhe klipe të tjera në mes të Tiranës, me skena edhe më të frikshme se ajo e të shtunës dhe askush nuk ka reaguar në këtë formë. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here