Anëtarët e grupit “The Bloody Alboz”, pas koncertit të madh në stadionin e Prishtinës, kanë vazhduar me turne nëpër Kosovë, me koncerte në qytete të ndryshme.

Mbrëmë ata kanë performuar në Vushtrri, ku pas koncertit ka ndodhur një incident.

Derisa reperët po përshëndeteshin me afro 500 fansa, që njihen si ”Shqipet e përgjakura”, janë dëgjuar katër të shtena me armë, gjë që ka bërë policinë të intervenojë.
Kështu Klepto, Presioni dhe Jetoni janë arrestuar nga policia, për tu liruar më pas.

Klepto për HHM ka thënë se ai personalisht nuk ka gjuajtur me armë, mirëpo një mik  tij i cili ishte bashkë me TBA në koncertin në fjalë.

Jetoni dhe Presioni nuk do të përballen më tej me drejtësinë për këtë ngjarje, por Klepto në ditët në vijim do të paraqitet në gjykatë për armëmbajtje pa leje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here