Kleoniki Deliorgji, rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Miss Shqipëria 2012, në spektaklin e mbajtur mbrëmë në kalanë e Bashtovës.

Vajza 15 vjeçare nga Janina, do të përfaqësojë Shqipërinë në një prej ngjarjeve më të rëndësisshmë të bukurisë,”Miss Globe International”.

Sfilatat me 31 vajzat konkurrente ishin konceptuar si katër stinet e vitit dhe veshjet ishin te realizuara nga Lilo Sehu.

Spektakli solli edhe disa performanca nga artistët e ftuar, duke përfshirë “Tre musketierët” (Elton Deda, Aleksander Gjoka, Redon Makashi), pastaj Luar, Era Rusi me Burlesque, Ardian Trebicka, Kujtim Prodani, Mefarete Laze etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here