Balerini Kledi Kadiu, që cilësohet si ambasador i kulturës shqiptare në Itali, përveç punës së tij si autor dhe moderator në programin e tij në Rai5, ”Progetti di Danza,” është angazhuar edhe në një projekt kinematografik, filmin kushtuar Shqipërisë.

Dokumentari “La nave Dolce” (“Anija e ëmbël”), një prodhim italo-shqiptar që pasqyron emigracionin masiv të shqiptarëve në Evropë, në fillim të viteve ’90, është shfaqur premierë të hënën, në edicionin e 69-të të Bienales së Venecias.

Në këtë ngjarje të rëndësishme artistike, i pranishëm ishte edhe balerini Kadiu, i cili ka qenë pjesë e atij udhëtimi dhe është ndër protagonistët e filmit të mbështetur mbi jetën reale.

Përmes këtij filmi regjisori ka dashur të tregojë e dëshmojë historinë e një populli të tërë ku Kledi ishte një nga emigrantët që ka zbarkuar vetë me anijen Vlora në vitin 1991.

Publiku shqiptar do të mund ta shohë filmin gjatë “Tirana International Film Festival”, që do të zhvillohet këtë vit, nga data 27 nëntor deri me 6 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here