Klajdi-MusabelliuPas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, më në fund këngëtari Klajdi Musabelliu është shfaqur përsëri.Ai së fundmi mori pjesë në Maratonës e Këngës në Tv Klan.

Klajdi është single dhe ka një kërkesë të veçantë për të gjitha vajzat që dëshirojnë të martohen me të. Ai kërkon nuse në këmbim të një shume parash. Nuk e dimë ende nëse është shaka apo kënëgatri e ka seriozisht kërkesën e tij.

“Erdhi xhaja (Besniku) më takoi pak më parë dhe më tha: “Do të të jap në dorë 1 000 000 lekë (të vjetra) po u martove, por me letra”.

Kush nga gocat është e disponueshme dhe ka kohë që të shkojmë sot një vrap deri te bashkia, të më njoftojë”.

Klajdi, gjithashtu, ka dhënë edhe një shifër për personin që do të pranojë kërkesën.

“Pagesa e arsyeshme, 35% e shumës”, – e mbyll postimin e tij këngëtari.

Klajdi Musabelliu : 1 milion lekë kush martohet me mua

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here