Javën e kaluar, në programin “Zonë e lirë” në Tv Klan, të drejtuar nga Arian Çani, një ndër të ftuarit ishte dhe një dj nga Ukraina me emrin Katjushka, e cila performoi topless në studio.

Nuk është hera e parë që në këtë program ftohen femra që performojnë të zhveshura, madje nuk është as hera e parë që Arian Çani puth një femër në buzë publikisht, por kësaj here duket se diçka nuk shkonte.

Të paktën kështu thotë KKRT-ja, e cila menjëherë ka dërguar një njoftim për mediat. Ja çfarë është shkruar aty”:
KKRT-ja ka vizionuar emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011, prej orës 21:05 të kësaj date deri në 01:15 të mesnatës.

Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive.

Programet radiotelevizive publike dhe private duhet të respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, gjuhën e kulturën shqiptare. Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit konstaton sa vijon:

– Në emisionin “Zonë e lirë” janë cenuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.

– Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.

– Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.
KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e sipërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv Tv Klan të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike, si dhe të standardeve të komunikimit.

1 Koment

  1. po per ata ne parlamet ca do bej kkrt,,,,si do ua heqi verejtejn atyre,,,,ik o kkrt se peshku qelbet nga koka,,,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here