Kjo nuk pritej nga Teuta Krasniqi dhe Afrona DikaQë të dyja janë shumë të përfolur nga mediet rozë, e mes tyre qëndron një burrë. Bëhet fjalë për treshen e famshme Blero Muharremi, Teuta Krasniqi dhe Afrona Dika.

Ndarja e ish-bashkëshortëve Blero dhe Teuta bëri jehonë të madhe mediatike. Por, pas një kohe jo shumë të gjatë që të dy gjetën ngushëllim në krahërorë të dikujt tjetër. Blero takoi në aeroport Afronën dhe nga aty filloi lidhja e tyre, kurse Teuta gjeti Adonisin në fitnes, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Për një moment kur u tha se çiftet janë rehatuar dhe nuk do të ketë më rrëmujë mediatike, çiftet prapë u bënë kryetituj të të gjitha medieve.

Ishte raporti i Afronës me Tarën, vajzën e Bleros. E fejuara e Bleros, nuk përtonte të shpërndante fotografi ku tregonte dashurinë që ka për Tarën.

Ndërsa, ende nuk ishte e ditur se çfarë mendimi kishte Afrona për Teutën, nënën e fëmijës së Bleros.

Së fundmi, modelja ka thënë se Teuta është shumë ‘’zemër’’. Ndërsa reagimi i Teutës ka qenë i menjëhershëm.

Në një moment të kapur nga Gazeta Kosova Sot Online, shihet teksa aktorja ka filluar ta ndjekë në rrjetin social Instagram, të fejuarën e ish-bashkëshortit të saj.

Kjo nuk pritej nga Teuta Krasniqi dhe Afrona Dika

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here