Reperi Besnik Canolli i njohur me emrin artistik 2Po2 sot është bërë me një anëtare të re në labelin e tij.

Labelit të njohur “Authentic”, sot i është bashkuar këngëtarja e njohur Nita Latifi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë 2Po2 përmes një postimi që ka bërë pak më parë në profilin e tij në Instagram.

Në këtë foto shihet këngëtarja Latifi e cila shihet duke mbajtur në duar logon e këtij label-i.

“Say Hi To @nitalatifii Today She Became A Part Of Our Family @authentic.ent”, “Përshëndetje për Nita Latifin. Ajo sot është bërë pjesë e familjes sonë”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë ai.

Pak kohë më parë 2Po2 kishte publikuar projektin e tij të fundit “A je single”, në bashkëpunim me Vig Poppën./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here