Kjo ishte dhurata që Leci ia kishte bërë Ermal FejzullahutLajmi për vdekjen e humoristit të njohur Ibrahim Krajkova – Leci preku zemrat e shumë njerëzve.Ai vdiq më 13 nëntor pas disa problemeve shëndetësore që i kishte për një kohë të gjatë.

Leci ishte bërë i njohur nga projekti filmik “Treshi Persheshi”, e më pas duke vazhduar edhe më shumë skeqe të tjera humoristike, së bashku me kolegët e tij të shumtë, Cimën, Qumilin, Sabri Fejzullahun dhe të tjerë, njofton Klan Kosova.

I pikëlluar mbeti edhe Ermal Fejzullahu, i cili ka postuar sot një fotografi në profilin e tij Instagram ku shihet një pikturë. Më e rëndësishmja është se kjo pikturë ishte dhuratë nga Leci për Ermalin.

Ai e cilësoi këtë dhuratë të veçantë duke shkruar: “Ti shkove për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here