kjo-euml-sht-euml-sekretarja-e-presidentit-m-euml-t-euml-varf-euml-r-foto_hdE gjithë bota e ka marrë vesh që ai është presidenti më i varfër në botë, i cili jeton në fermë. Si një gueril i majtë, presidenti i Uruguait, Jose ‘Pepe’ Mujica, ka kaluar rreth një dekadë në burg. Pasi të përfundojë mandatin si president, ai dëshiron që të adoptojë 30 fëmijë dhe t’u mësojë atyre se si të punojnë në fermë.

Mirëpo, Fabiana Leis është një nga sekretaret e ‘presidentit të çuditshëm’, e cila është një modele e suksesshme. Ajo ka dhjetë vjet që që punon në Presidencë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka hequr dorë nga karriera si modele.

Megjithatë, ajo nuk është sekretarja personale e presidentit të Uruguait, siç është spekuluar në media – transmeton Shekulli.

Vitin e kaluar, Fabiana ishte imazhi i një reklame për automjete, në të cilën pozoi nudo. Ajo ka thënë se kalendari u prit mirë edhe nga punonjësit e zyrës së saj dhe madje edhe presidentin e kishte vënë në lojë për kalendarin. Pas kësaj, ajo ka vendosur të mos pozojë më e zhveshur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here