blacklionReperi Diamant Sinanaj i njohur si BlackLion në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi e cila është shkpëutur nga lufta e tmerrshme që po zhvillohet në Aleppo të Sirisë.

Në foto, shihet se është një nënë me birin e saj dhe një ushtarë që ka drejtuar nga ta armën, shkruan lajmi.net

Duke u bazuar nga imazhi, BlackLion ka thurur disa vargje tejet të dhimbshme që e përshkruajnë këtë realitet tmerrues.

Ndalo, mos gjuaj mbi trupin e nënës time,
Sepse me plumba nuk vritet zemra e pafuqisë,
Nga gjiri i saj nuk me largon dot as vdekja,
Nuk me largonë as kjo tyta qe tek une e ke nis!

E shohë qe kokën ja mbuluat me gjakë,
Por unë frymarrjen ende ja ndëgjoj,
Kur me thotë: Të dua, ik zemer me vrapë,
Unë nuk levizi, se bashkë me të do të shkoj.

1

E ta dishë mirë që ka Zot për secilin,
Prandaj vdekja nuk ma merr dotë lumturinë,
Do vi sikur engjull të rri bashkë me nënën,
Se gjakun e saj jo as toka se ngrinë!

Forca ime e vetme është të mos kem frikë,
E botës qe erdha nuk ja bëj kurrë hallall,
Njerzimin që njoha paska qenë shumë i ligë,
Te etur për t’marrë shpirta që nuk kan faj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here