Kjo është modelja e mbuluar më seksi në botë Halima Aden doli e dyta në konkursin e bukurisë, Miss Minnesota por për 19-vjecaren me origjinë nga Somalia ishte një fitore.

Halima në këtë konkurs bukurie solli një imazh ndryshë të femrës, asaj të veshur me perçe.

Ajo nuk kishte shkuar për të fituar Miss Minnesotan, por për t’i treguar të gjithëve se mund të sfilosh edhe duke pasur respekt për traditat fetare, cilado qofshin ato.

19-vjecarja ka lindur në një kamp refugjatësh dhe në moshë fare të vogël u transferua në St. Cloud, Minnesota. Gjatë sfilatës së kostumeve të banjës, ajo veshi burkini, ndërsa në finale kishte veshur një fustan blu dhe një vello të verdhë të gjatë.

Kjo është modelja e mbuluar më seksi në botë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here