Muzika, lirisht mund të themi se është një ndër profesionet më të bukura e më profitabile në çdo vend të botë përfshirë këtu edhe Kosovën.

Angazhimet e shumta me mbrëmje muzikore e koncerte si dhe të hyrat nga reklamat apo edhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me këtë fushë bëjnë që këngëtarët të jenë mjaft mirë ekonomikisht.

E nëse statusi tyre financiar është i tillë natyrisht se nuk do të mungojnë as blerjet e shumta si nga vetë artistët ashtu edhe nga familjarët e tyre.

Njejt po ndodh edhe me familjen Fejzullahu teksa bashkëshortja e Ermalit, Ariana ka zgjedhur sikurse edhe herë tjera të bëjë “pazar” në shuma mjaft të mëdha parash duke blerë kështu markat më të mira e më të shtrenjta në botë.

Kësaj rradhe ajo ka zgjedhur produkte të brendit të njohur “Hermes” teksa të njëjtin e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Nuk është e sigurt nëse ajo i ka blerë vetë apo i kan ardhur dhuratë nga ndokush për festat e fundvitit.

1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here