Kjo është gjendja e fundit e bashkëshortit të Adelina Thaçit pasi e mposhti sëmundjen e rëndëBardhyl Meta, deputeti i LDK-së, po vazhdon tretmanët e nevojshme në shtetin gjerman pasi e kaloi sëmundjen e rëndë.

Bashkëshorti i këngëtares shqiptare Adelina Thaçi për herë të parë është shfaqur në publik pas nënshtrimit të tri operacioneve.

Në fakt, ai është vizituar nga kryetari aktual i qytetit të Ferizajit, Muharrem Sfarqa, të cilin e ka falënderuar Meta për vizitën e dytë brenda disa muajve, transmeton Telegrafi.

“I bekuar nga miqësia e madhe dhe e sinqertë me Kryetarin Muharrem Sfarqa – i cili përveç vizitës së Nëntorit 2016 në Heidelberg e Neckargerach, si dhe vizitës ne Prishtinë – sot më erdhi përsëri, në Speyer, që të mi mbush bateritë në betejën e madhe. t’Prift e mbara Kryetar – qytetarët e Ferizajt dhe e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës krenohen me ty…”, ka shkruar Meta në Facebook.

bardhylmeta

Ndryshe, pas ndërhyrjeve kirurgjike po vazhdon të kontrollohet kohë pas kohe në një spital të Heidelbergut të Neckargerachut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here