Çfarëdo që ata bëjnë, gjithmonë janë në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediet rozë.

Bëhet fjalë për çiftin e shumëpërfolur, këngëtarin e njohur Blero dhe të dashurën e tij, modelen dhe blogeren Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.

 

Dyshja e famshme mbrëmë kanë qenë të ftuar në një organizim së bashku me shumë fytyra të njohura publike.

Të veshur elegant, Blero e Afrona dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit.

E për një moment, Afrona kishte marrë rolin e një gazetareje.

Me mikrofon në dorë, Afrona kishte filluar të intervistonte një gazetar.

Ky moment nuk i kishte shpëtuar Bleros i cili e kishte publikuar në rrjetet sociale.

“Urime puna e re baby, gazetarja ma sexy nBote”, kishte thënë Blero i cili kishte qeshur teksa incizonte këtë moment.

Afrona është një modele shumë e njohur, por nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen mund ta shohim edhe si gazetare pasi i shkon shumë asaj./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here