Kiss nuk do të marrë pjesë në koncertin për nderë të Michael Jackson-itBanda e rokut ‘Kiss’ nuk do të pranohet në koncertin që do të mbahet për nder të Michael Jackson në Britaninë e Madhe sepse lideri i grupit, Gene Simmons, e ka quajtur pedofil këngëtarin në deklarata të mëparshme.

Ky vendim erdhi pas ankesave të shumta të fansave të Michael Jackson.

“Dëgjuam pakënaqësitë e fansave dhe na vjen mirë që u lajmëruam për këtë gjë. Duke parë rrethanat jemi dakord që edhe pse Kiss ishte një nga grupet e preferuara të Michael, ta heqim nga lista e të ftuarve”, u shpreh Chris Hunt, organizatori i koncertit.

61-vjeçari Simmons kishte akuzuar Jackson për abuzime me fëmijët, kur këngëtari u përfshi në skandal. Në vitin 2005, Michael Jackson u shpall i pafajshëm për akuzën e përdhunimit të një të mituri në shtëpinë e tij.

Koncerti “Michael Forever” do të mbahet më 8 tetor në Kardif të Uellsit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here