Edhe pse Kim tani është në lidhje me Kanye West dhe me siguri se ka harruar romancën me ish të dashurin, Reggie Bush, disa lajme të fundit lidhur me të e kanë bërë të tronditet dhe të jetë xheloze.

Ish i dashuri, Regie, po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën, Lilit Avagyan, e cila i ngjan jashtëzakonisht shumë Kim-it.

“Reggie po pret fëmijën e parë. Ai së shpejti po planifikon të martohet me Lilit, por jo para se të lind fëmija sepse ai është shumë religjioz dhe kështu e do zakoni”, ka thënë një burim”.

Ky lajm thuhet ta ketë çmendur Kimin e cila gjatë kohës kur kishte qenë në lidhje me Reggien kishte dashur aq shumë të krijojnë një familje. Ndërkaq, bëhet e ditur se pas këtij lajmi, nëna e Kimit po bën çdo përpjeke që ta shtyje të bijën të martohet me Kanye West.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here