Kim Kardashian u është kthyer tabletave për rënie në peshë dhe një regjimi të ashpër stërvitor duke shpresuar të humbë 10 kilogramë për dëshirë të të dashurit të saj Kanye West.

Ylli televiziv është e paepur të heqë peshën e tepërt të cilën e ka shtuar që kur është bërë bashkë me Kanye West dhe i është kthyer një rutine intensive stërvitore dhe tabletave të rënies me qëllim për të krijuar në figurë më të dobët.

“Si mundet që Kourtney Kardash & unë të kemi të njëjtën peshë për të humbur, kur ajo sapo ka lindur! SMH ndihmon!”, ka shkruar Kim të Twitterin e saj pas një kohe të kaluar në palestër me motrën e saj Kourtney.

“Që kur kam filluar QuickTrim (tabletat) sërish disa javë më parë, kam rënë tre kilo!!! Është ndjenja më e mirë. Isha dekurajuar, por tash jam aq shumë e motivuar!”, ka shtuar bukuroshja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here