Lidhja e mundshme e dashurisë mes Rita Orës dhe Rob Kardashian, është një ndër dilemat që mediat nuk mund t’i dalin në fund. Vazhdimisht ka ngjarje kundërthenëse, që ngjallin dyshime nëse kjo lidhje ekziston apo jo.

Vetem pak kohe më parë, Rob ka deklaruar për media se nuk ështe në lidhje me Ritën, por është veç “një fans i flaktë i saj.”

Tani është e motra, Kim Kardashian, ajo që parapëlqen tjetër femër, para Ritës, për vëllanë e saj. Ajo mendon se Rob ka nevojë për një vajzë armeniane.
“Kur dalim në darkë me vëllaun tim, Rob Kardashian, secila vajzë e bukur persiane/armeniane kthen shikimin nga ai! Mendoj se kjo është ajo që i nevojitet atij në jetë!”, ka shënuar Kim në Twitter.

Përveç se me Ritën, kohëve të fundit Rob është përfolur nga mediat të ketë filluar romancë me këngëtaren Rihanna, pasi është parë në shoqërinë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here