E njohura Kim Kardashian ka deklaruar se ka qenë e gatshme të bëj gjithçka që ta shpëtoj martesën e saj me ish bashkëshortin Kris Hamfris. Kim i ka dorëzuar dokumentet për divorc nga basketbollisti Kris në tetor të vitit të kaluar, vetëm 72 ditë martesë.

Kim në emisionin “Live with Kelly” ka deklaruar se divorci është i tmerrshëm dhe periudhë e rëndë, por është dashur të jetë e sinqertë së pari me veten sepse lidhja nuk ka funksionuar.

“Kam tentuar plotësisht të bëj gjithçka, mendoja se mundem. Dëshiroj fëmijë, dashuri të përjetshëm por në zemër e kam ndjerë se nuk është ajo ajo, në martesën që kisha. Përse të pres të kalojnë vite të tëra dhe të ndodh e njëjta punë. Kam mësuar shumë dhe tani filloj nga fillimi”, ka deklaruar Kim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here