Hajdutët donin unazën e çmuar të fejesës së Kim Kardashian, por ata kanë marrë edhe bizhu me vlerë miliona dollarësh, një shifër që se ka as argjendaria më në modë e Parisit.

Por në vjedhjen, që i është bërë yllit të reality show, zbulohen të tjera vjedhje. Kim-it i janë marrë edhe celularë dhe fotot sekrete të showgirlit me shumë gjasa do të jenë shpejt online.

Nëse Kim i ka mësuar fansat e saj me foto pikante topless dhe nudo dhe nëse vetëm në një fundjavë ajo ka koleksionuar deri në 6000 selfie, mund të vëmë bast që në celularët e saj mund të ketë shumë foto të tjera të nxehta.

Kardashian pas sulmit në Paris është kthyer në SHBA. Ajo është fotografuar teksa hipte në një avion me bashkëshortin Kaney West, por pa unazën e saj të kushtueshme të martesës.

Vetëm disa orë më parë në një selfie në Snapchat ajo mbante në gisht unazën e saj të çmuar.

3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here