Kim Kardashian zgjedh Era Istrefin në…Se Era Istrefi ka thyer çdo parashikim të mundshëm me këngën ‘Bonbon’ kjo është kuptuar qysh moti por ajo po vazhdon të na befasojë çdo ditë e më tepër me sukeset tjera të cilat as nuk i kishim ëndërruar ndoshta.

Pas Katy Perryt e cila e cilësoi projektin ‘Bonbon’ si projektin më të mirë të vitit 2016, një tjetër figurë jashtëzakonisht e njohur vjen me një befasi.
Bëhet fjalë për bukuroshen Kim Kardashian e cila në listën e saj të ngushtë me këngët e preferuara të këtij vitit ka rradhitur edhe projektin e Erës.

kim

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja e cila postoi një fotografi ku shihej edhe lista të cilën e kishte pikasur trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha të cilën e falënderoi për këtë lajm. /Prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here