Kim Kardashian është emëruar ylli më i fitimprurës televiziv. Bukuroshja, e cila luan në shoun televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, ka fituar 5.45 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, bën të ditur Daily Star Sunday.

Kjo përfshin 400 mijë dollarë për përfshirje në shoun televiziv, ndërsa pjesa tjetër e fitimeve kanë ardhur nga reklamat, paraqitjet personale dhe përfitimet nga reklamat në faqen e saj.

Shifrat janë zbuluar nga agjencia amerikane e talentëve, “Platinum Rye Entertainment”. “Ajo nuk është aktore dhe ajo nuk është këngëtare. Por kur fitoni vëmendjen që fiton ajo, mund të quheni markë në vete”, ka thënë pronari i kompanisë, Ryan Schinman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here