Kim Kardashianit mund të jetë shtatzënë. Sipas revistës amerikane “OK!”, ylli televiziv e cila së fundi u martua me të dashurin e saj Kris Humphries është shtatzënë me fëmijën e parë.

“Kim gjithmonë ka dashur që të ketë fëmijë para se të mbush 30 vjeç, por kjo shtatzëni duket se po i del paksa jashtë planeve”, ka thënë një burim.

Sipas këtij burimi, ajo ka menduar që t`i vendosë edhe një emër fëmijës ku prioritet thuhet se janë emrat që fillojnë me shkronjën K.
“Madje ajo është parë duke blerë edhe një libër me emra fëmijësh që fillojnë me shkronjën K”, tha ky burim. Nëse lajmi vërtetohet, atëherë Kim do të jetë “mami” në vitin 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here