Kim Kardashian shijon shtatzëninë e dytëNuk e ka humbur sensin e saj për fashion, ndonëse prej javësh Kim Kardashian i është rikthyer stilit të saj.

Ndërsa po shijon shtatzëninë e saj të dytë, Kim shfaqet çdo ditë me fustane të ndryshme ndonëse ngjyra bezhë mbetet e preferuara e saj, kjo edhe për të shfaqur format rrumbullake, që çdo ditë duken edhe më shumë.

Në Los Angelos temperaturat janë të larta por Kim preferon të jetë sërish unike në stil, duke mbajtur gjithnjë pjesë të gardërobës së saj, takat, në disa raste ende shumë të larta.

Nuk mungojnë edhe fotot e çdo ditë në rrjetet sociale, për të treguar se deri në fund të shtatzënisë, Kim do të jetë prezente.

Por këto ditë vere, Kim duket se po i kalon larg bashkëshortit të saj Kanye dhe vajzës North Ëest, ndërsa pritet që ajo të bëhet nënë e një djali në muajin dhjetor.

Vetëm pak ditë më parë, një nga motrat Kardashian zbuloi se është bërë pjesë e fushatës publicitare për një pije energjike, reklamë që u shfaq në shumë televizione amerikane, ku Kim shfaqet në stilin e femrave ikonë të kinematografisë botërore.

Në një klip të publikuar edhe në kanalin YouTube, stari i reality shou, shfaqet si Audrey Hepburn, Marie Antoinette dhe Barbarella.

Stilimi është bërë nga i famshmi Rushka Bergman, me të cilin Kim ka bashkëpunuar edhe për kopertinat e “Vogue”.

33 vjeçarja tregoi se Look-u i saj i preferuar është ai i Marie Antoinette.

Madje për mediat ajo tha: “Më pëlqen stili i saj. ne kemi pasur fustane dhe veshje origjinale qindra vite më parë. Ato ishin delikate dhe femrat duhet të bënin kujdes kur i vishnin. Ka qenë një modë vërtet mbresëlënëse. Mua më pëlqen ai stil”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here