Kim Kardashian rrezikon të vdesë nëse ngelet sërish shtatzënë Kim Kardashian është paralajmëruar nga mjekët se mund të vdesë nga gjakderdhja nëse mbetet sërish shtatzënë.

Bukuroshja e famshme, e cila ka një vajzë trevjeçare dhe një djalë 11 muajsh me Kanye West, dëshiron të lindë fëmijë të tjerë, mirëpo mjekët e kanë këshilluar të mos ndërmarrë një hap të tillë.

Kjo për shkak të komplikimeve që i ka pasur në dy shtatzënitë e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Në episodin e të dielës në “Keeping Up With The Kardashians”, 36-vjeçarja theksoi se do të dëshironte së paku edhe një fëmijë.

Mirëpo, mjeku i saj, Paul Crane, ka sqaruar se ekziston rrezik potencial që ajo të ketë komplikime që mund të shkaktojnë vdekjen e saj nëse mbetet sërish shtatzënë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here