Kim Kardashian, e cila i dha fund martesës së saj me basketbollistin Kris Humpries pas vetëm 72 ditësh, ka filluar të flasë sërish për martesë.

Ajo ka veshur edhe një herë fustanin e nusërisë, në një sesion fotografimi të revistës “Tatler”, që do të publikohet në nëntor. Duke folur për këtë revistë, Kim ka thënë se dasma e saj e ardhshme do të jetë ndryshe nga e para:
“Herën e ardhshme, unë dua të bëj dasmën në një ishull, vetëm me miqtë e mi dhe familjen”.

Kardashian vazhdon të dashurojë fuqishëm dhe të shprehet e sinqertë me mediat lidhur me ndenjat e saj, duke thënë se filozofia e dashurisë së saj mbetet “gjithçka ose asgjë”, kur është fjala për t’ia dhënë zemrën dikujt.
“Kur unë shikoj intervistat e mëparshme [rreth ish të dashurit] duke thënë:” Ne jemi duke folur për martesë, etj “më duket e turpshme. Unë me të vërtetë besoja në dashurine tonë në atë kohë! ” tha ajo.
“Unë jam e tillë, një romantike e pashëruar që gjithmonë do të besoj se ky mashkulli që kam në krah, është ai i duhuri për mua.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here