Kim Kardashian si nuk jemi mësuar ta shikojm Merreni me mend, starleta e cila është e njohur me zbulimin e formave tani u mbulua. Por, mos prisni ta shihni të veshur kështu në tapetin e kuq.

Bëhet fjalë për një burkë tradicionale, tipike për gratë muylimane, e cila ia ka tërhequr vëmendjen gjatë një udhëtimi në Dubai.

Në dyqanin për veshje tradicionale, që e ka vizituar bashkë me të jëmëm, Kim ka veshur burkë që e ka mbuluar nga “koka deri tek këmbët”, i dukeshin vetëm sytë . Mirë… edhe një pjesë e këmbës, ajo nuk do të ishte Kimi i vërtetë nëse nuk tregonte pak lëkurë, apo jo?!

Familja Kardashia di se si ta tërheqë vëmendjen, prandaj Kim dhe nëna e saj e kanë lëshuar dyqanin të veshura me këtë veshje tradicionale. Rezultati? Kuptohet… një turmë njerëzish rreth tyre, shumë videokamera dhe fotoaparate. Thjesht, edhe më tepër publicitet që të ketë më tepër muabete në botën e shou-bizit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here