Kim Kardashian nuk mund të bëjë më fëmijë të tjerëKim Kardashian nuk mund të ketë më fëmijë. Ylli i realiy show ‘Keeping Up With The Kardashians’, e mësoi pikërisht gjatë episodit të fundit se nuk mund të lindte më vetë fëmijë dhe se do t’i duhej të përdorte trupin e një femre tjetër nëse donte të ngjizte një fëmijë të dytë.

Doktorët i thanë 34-vjeçares se për shkak të problemeve në vezore ata nuk mund ta siguronin se do të ishte në gjendje të rriste një fëmijë tjetër në trupin e saj.

Kim ka një vajzë nga martesa me reperin Kanye West dhe e ka cilësuar një lajm shumë të keq faktin që nuk do të mundet të ngelet sërish shtatzënë, periudhë që e ka cilësuar më të bukurën e jetës së saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here