Kim KardashianYlli televiziv Kim Kardashian ka një mentor të veçantë derisa përgatitet për të lëshuar parfumin e saj të parë, ajo ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë e aromave të 50 Cent.

Bukuroshja e shout “Keeping Up With the Kardashians”, do të garojë me një linjë të gjatë të fytyrave të famshme, që nga Britney Spears deri te Pamela Anderson, kur aroma e saj e re do të vërshojë shitoret në pranverën e ardhshme.

Megjithatë, Kardashian thotë se aroma ende e paemërtuar do të jetë ndryshe nga aromat tjera të fytyrave të famshme, pasi ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë e reperit, “Lighthouse Beauty”, që do të jetë në treg dhe do të distribuojë një linjë të ujërave kolonjës më vonë gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here