Kim Kardashian ka festuar ditëlindjen e 39-të, me ç’rast ka marrë shumë urime nga familjarë e miq të shumtë.

Përpos kësaj ajo ka marrë edhe dhurata të shumta.

Kim ka bërë të ditur se Kanye i bëri një befasi të këndshme, duke dhuruar para për organizatet bamirëse të saj,  të cilat përqendrohen në reformën në burg, për të cilën ajo është mjaft e dhënë.


Burri i saj Kanye West ka dhuruar 1 milionë dollarë në projektin e Kim, duke e bërë atë mjaft të lumtur.

“Kjo befasi nga Kanye e bëri zemrën time të lumtur” : ka shkruar Kim në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here