Ylli i popullarizuar Kim Kardashian me martesën e saj luksoze ditë më parë i mbushi të gjitha mediet, dhe tani, pas më pak se dy muaj të jetës bashkëshortore, Kim e pranoi se në martesë me Chris Humphries-in ndihet tmerrshëm dhe ai aspak nuk është ai personi me të cilin është martuar.

Ballafaqohet me realitet të ftohtë dhe të dhimbshëm

Kim Kardashian mendoi se ëndrrat e saj i realizoi më 20 gusht të këtij viti kur Chris Humphries-it i tha “po” para altarit, duke pranuar të martohet me të, por Kardashian tani ballafaqohet me realitet të ftohtë dhe të dhimbshëm.

Një burim anonim i afërt me Kim Kardashian-in për revistën “Life&Style” e zbuloi se martesa e Kim-it dhe Chris-it është para shkatërrimit, dhe se ai siç thamë edhe më lart nuk ishte aspak i tillë siç mendohej.

“Kim në martesë ndihet e palumtur, vazhdimisht grinden”, i tha ky burim anonim revistës së lartpërmendur. Sipas fjalëve të këtij burimi, Kim me rastin e manikyrit që ishte duke e bërë tha: “E kam ditur që në martesë do të jetë vështirë, me tërë atë punë dhe udhëtime të shpeshta, e kam ditur që martesa do të jetë sfidë e madhe për të dy”.

Por, siç shton ky burim për “Life&Style”, Kim nuk ndihet se është e gatshme për tërë atë angazhimin e plotë dhe dedikimin që martesa e kërkon, ndjen se e tëra ka ndodhur aq herët dhe se nuk e ka njohur aq mirë Chris-in.

E shfrytëzon për ta arritur famën

Përveç kësaj, Kim Kardashian dyshon që Chris është duke e shfrytëzuar që të bëhet i famshëm dhe thotë që vazhdimisht i bën presion që ta përfshijë edhe atë në reality-show-n e saj “Kourtney & Kim Take New York”.

Kim po ashtu ankohet se pse nuk janë vendosur në shtëpi të vërtetë, por jetojnë në hotelin “Gansevoort Park Avenue” në Nju-Jork. Që të mund ta kthjellojë mendjen dhe të vendosë se çka do të bëjë në të ardhmen, Kim vendosi që për shkurtazi të ndahet nga bashkëshorti dhe të udhëtojë në Australi dhe Dubai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here